Punonjës të inceneratorit të Fierit janë hedhur sërish në protestë, ndërsa kërkojnë pagesat e tyre.
20 punonjës kanë bllokuar totalisht punën këtë të mërkurë duke bllokuar portën hyrëse të inceneratorit, ndërkohë kanë bërë me dije se kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.
Kujtojmë se punonjësit kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe një periudhe me të gjatë kohë pa ju paguar sigurimet shoqërore.
Ne incenerator duhet të depozitojnë mbetjet 6 bashki të qarkut, ndërsa prej disa ditësh makinat janë bllokuar./BW