Teksa SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

 

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, i cili ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.

 

 

Avokatët e tij pasi deklaruan se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen.

 

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.