Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini.

 

Vendimi u mor sot nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari

 

Po sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë dhe Alma Felaj, prokurorja e Tiranës

 

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

 

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.