Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim nga policia është kapur dhe është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

 

Uniformat blu kanë ndaluar 38-vjeçarin me iniciale G. B, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën "Arrest në burg".

 

38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

 

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar me iniciale V. B, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin një 40-vjeçari, banues në Serbi.

 

Ndërsa një 33-vjeçar me iniciale, T.,E  banues në Durrës është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.