Një shtetas 27-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për veprën pënale të ngacmimit seksual.
Sipas uniformave blu, i riu ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në ambientet e një lokali në kryeqytet.
Policia bën me dije se pas arrestimit ka dorëzuar në prokurori materialet në ngarkim të 27-vjeçarit. Pritet ekspertizave e kamerave të lokalit në fjalë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. T., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në një lokal”, njofton policia.