Zv/presidenti i Türkiye-s, Fuat Oktay, tha se të paktën 14.351 persona humbën jetën dhe 63.794 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të fuqishme që goditën të hënën pjesën jugore të vendit.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, epiqendra e të cilave ishte në provincën KahramanmaraÅŸ, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa.

 

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

“Tërmeti preku një sipërfaqe prej përafërsisht 110.000 kilometra katrorë. Kjo është e barabartë ose më e madhe se sipërfaqja e shumë vendeve në Evropë, tha zv/presidenti Oktay, duke shtuar:

 

"Ky tërmet është i treti më i madh që ka ndodhur në 2000 vitet e fundit në rajonin e Anadollit, që nga tërmeti i madh i Anadollit i vitit 1668 dhe tërmeti i Erzincanit i vitit 1939", tha Oktay në parlamentin e vendit.

 

Gjatë një vizite në provincën jugore Gaziantep, presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan tha: "Shteti ynë ka qenë në terren me të gjitha institucionet e tij duke filluar nga momenti i tërmetit".

 

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), më shumë se 113.200 personel të kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

 

Gjithsej 28.044 njerëz u evakuuan nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha AFAD në një deklaratë, duke përfshirë 23.437 persona që janë evakuuar me transport ajror.

 

Sipas deklaratës, të evokuarit po vendosen në zonat e akomodimit dhe bujtinat e përcaktuara nga zyrat e guvernatorëve provincialë nëpër gjithë Türkiye-n.

 

"Si rezultat i negociatave me Ministrinë e Jashtme të Türkiye-s, një personel prej gjithsej 5.709 personash që vijnë nga vende të tjera për të dhënë ndihmë u dërguan në zonën e fatkeqësisë", thuhet në deklaratë.

 

Përveç ekipeve të shpëtimit, batanije, tenda, ushqime dhe ekipe të mbështetjes psikologjike u dërguan gjithashtu në zonat e prekura.

 

Gjithsej 92.738 tenda familjare janë ngritur për të strehuar të mbijetuarit, tha gjithashtu AFAD.

 

Në mënyrë shtesë, në zonën e fatkeqësisë janë dërguar 5.557 automjete, duke përfshirë ekskavatorë, traktorë dhe buldozerë.

 

Ekipet në Åžanlıurfa dhe Kilis përfunduan operacionet e tyre të kërkimit dhe janë dërguar në provinca të tjera, tha AFAD./AA