Autoriteti Holandez për Sigurinë e Produkteve të Ushqimit dhe Konsumatorit (NVVA) sekuestroi rreth 8000 pilula diete të paligjshme, shpesh të shitura me emrin Iomak, nga shitës të ndryshëm gjatë një goditjeje njëjavore ndaj tregtisë së pilulave.

 

“Testet tregojnë se pilulat e gjetura përmbajnë amfetaminën e drogës së fortë”, tha NVWA, duke vënë në dukje se këto pilula janë të paligjshme në Holandë dhe mund të kenë efekte anësore shumë serioze, raporton NL Times.

Inspektorët e NVWA kontrolluan tre shtëpi dhe dy objekte biznesi në lokacione të ndryshme.

 

Dy persona të dyshuar për shitje të paligjshme të pilulave për humbje peshe janë arrestuar në Roterdam. Detektivët kontrolluan një ambient biznesi, dy shtëpi, një kuti garazhi dhe tre makina. Ata sekuestruan mbi 1800 tableta Iomak, një sasi të madhe steroidesh dhe më shumë se 20 mijë euro cash.

 

Një burrë nga rajoni i Harlemit u gjet me rreth 4500 pilula dhe 27 pako postare gati për dorëzim. Në shtëpinë e tij hetuesit i kanë konfiskuar edhe 20 mijë euro para kesh.

 

NVWA u ka bërë thirrje banorëve holandezë që të mos blejnë ose përdorin pilula diete si Iomak. Tabletat e sekuestruara nga NVWA përmbanin amfetaminë.