Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në kuadër të 10-vjetorit të rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të Policisë, Dritan Lamaj, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.

 

Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të Dëshmorit të Policisë, përfaqësues nga Prefektura dhe punonjës policie të DVP Tiranë, të cilët vendosën kurora me lule në vlerësim të kontributit të tij.

 

Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit, thekson DVP Tiranë.

/ATSH