Milan Kundera, shkrimtari çek, i cili u bë një nga romancierët më me ndikim të shekullit të 20-të, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare. Lajmin e dha biblioteka çeke në të cilin ndodhet  koleksioni i tij personal.

 

“Milan Kundera, një autor çeko-francez, i cili është ndër autorët më të përkthyer në botë, vdiq më 11 korrik 2023 në banesën e tij në Paris”, tha biblioteka, një organizatë kërkimore e financuar nga shteti, në një deklaratë.

 

Autori i “Lehtësia e padurueshme e qenies”, Kundera ishte i njohur për tregimet e tij të mprehta, tragjikomike, të cilat shpesh ndërthureshin me debate të thella filozofike dhe portretizime satirike të jetës nën shtypjen komuniste.

 

I lindur në prill 1929 në Brno, Çekosllovaki, Kundera ishte pjesë e një brezi me ndikim të shkrimtarëve, kineastëve dhe intelektualëve çekë, të cilët u rritën gjatë viteve të trazuara të pas Luftës së Dytë Botërore.

 

Si shumë nga ai brez, Kundera iu bashkua Partisë Komuniste pasi mori pushtetin menjëherë pas luftës dhe ishte, për ca kohë, një besimtar i vendosur në ideologjinë e saj. Ai u përjashtua nga partia në vitin 1950 për kritika ndaj regjimit, por anëtarësimi i tij u rivendos disa vjet më vonë.

 

Si një shkrimtar i suksesshëm dhe një akademik i kërkuar, ai u bë një zë kritik me ndikim brenda partisë gjatë periudhës së liberalizimit në fund të viteve 1960 që u bë e njohur si Pranvera e Pragës. Ishte gjatë kësaj epoke që u botua romani i tij i parë, “Shakaja”.