Të dhënat e fundit nga autoritetet meterologjike në Itali kanë regjistruar rekordin e rënies së rrufeve në një orë. Mediat italiane shkuajnë se një fenomen i rrallë ka ndodhur në Trentino, ku vetëm brenda një ore është goditur nga 2500 rrufe. Me pak fjalë, pothuajse një rrufe në sekondë.
Një rekord i vërtetë, i vështirë për t’u gjetur në arkivat kombëtare të motit.
Ajo që ndodhi është rezultat i përplasjes midis dy masave të rëndësishme ajrore me karakteristika termofinamike diametralisht të kundërta: nga njëra anë, masa e madhe anticiklonike e Afrikës së Veriut që shkaktoi spërkatjen e temperaturave të ngrirjes deri në 5000 metra mbi nivelin e detit dhe, nga ana tjetër, një zbritja e ajrit të ftohtë me origjinë polare detare me temperatura që, në lartësinë 5000 mijë metra, arrinin -14°C.
Zona më e prekur ishte ajo e Trentino-s, me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta në territoret e Valsugana, deri në kufirin me Veneton.
Stuhitë në orët e vona të natës kanë prekur edhe disa zona të Italisë Veriore në kufijtë me Francën dhe Zvicrën. Alpet u gjendën në mes të përplasjes mes Presionit të Lartë dhe Presionit të ulët: dy masat ajrore shkaktuan një numër të frikshëm rrufesh, pikërisht në momentin kur fronti i ftohtë kalonte nga Veriu drejt kufijve italianë.
Stuhia e fortë ka goditur edhe zonën e Komos. Rreth 60 ndërhyrje të zjarrfikësve jan kryer deri më tani, veçanërisht midis Anzanos dhe Alserio, zona më e prekur. Ekipet e komandës Como po punojnë për prerjen e bimëve që kanë rënë nga era dhe po bllokojnë disa rrugë, ndërsa në Erbë zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar personat e mbetur në makina.