Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë.
Përmes një postimi në Instagram, moderatorja konfirmoi zërat që qarkullojnë prej pak kohësh nëpër portale. Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.
Por edhe vetë Xhensila në videon e postuarka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familja e tyre po zgjerohet.
“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.