Ministri i Mbrojtjes i Türkiyes, Yaşar Güler, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së agjendës pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbajtjes së hapur të kanaleve të dialogut.

 

Sipas deklaratës së Ministrisë turke të Mbrojtjes, Güler, i cili shoqëronte presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Vilnius për Samitin e Liderëve të NATO-s, u takua me ministrin grek të Mbrojtjes, Dendias.

 

Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së agjendës pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbajtja e hapur e kanaleve të dialogut, si dhe u konfirmua marrëveshja për rifillimin e Takimeve të Masave për Ndërtimin e Besimit./AA