Vijon ndikimi i valëve të të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke kushtëzuar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.

 

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë, ku termometri do të ngjitet mbi 40 gradë C.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.