Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte, grupin parlamentar të PD-së.
Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Taulant Ballës, i cili u emërua nga Kryeministri Rama, ministër i Brendshëm.
Berisha theksoi se burime serioze thonë se Europol ka sjell të dhëna në Prokurori për Ballën.
“Emëroi mikun e Rrajas në ministrinë e Brendshme, emërim të cilin bandat e festuan me fishekzjarrë. Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie, pasi ky i fundit me dokumente zyrtare rezulton i lidhur me bandat e Elbasanit, Librazhdit, Cërrikut dhe Lushnjës. Balla është në hetim, është thirr mbi tre herë në SKAPIN e partisë për lidhjet e tij më Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të të shoqes.
Burime serioze thonë se Europol ka sjell të dhëna në Prokurori fiks për Ballën. Thirrja në SPAK është 100% e vërtetë, paçka se kur dilte thoshte se isha për Saliun, por ata e kishin thirr për lidhjet e tij për krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, të cilët e kanë evidentuar sipas këtij burimi, kjo natyrisht mbetet në diskrecionin e SPAK, por mesa shoh unë gjersa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet, imagjino ju që ai mbi prokurorët mund të ushtrojë tani presion”, tha Berisha.