Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.
Fillimisht ndaj kryeministrit Kurti është hedhur ujë dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Në kuvend ka ndërhyrë edhe policia.