10 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

 

 

Dy persona S.K 48 vjeç dhe S.B 39 vjeç janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan doza kokaine. Gjatë kontrollit në automjetin në të cilin qarkullonin, u gjetën sasi të vogla municioni luftarak.

 

Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka përndjekur dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij për një periudhë 1-vjeçare.

 

 

Janë vënë nën arrest dhe tre persona të tjerë M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh banues në Tiranë, ku shtetasi M. Sh. dhe shtetasja S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, shtetasit S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë;

 

Një 40-vjeçar dhe një 66-vjeçar po nga Tirana janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueseve të tyre.

 

Një 49-vjeçar nga Tirana dhe një 31-vjeçar nga Thumana, kanë drejtuar automjetët e tyre në gjendje të dehur dhe janë përplasur me dy automjete të tjerë, me pasojë vetëm dëme materiale.

 

Një 33-vjeçar me iniciale M.V nga Tirana ka kallëzuar në polici se bashkëshortja e tij 30 vjeç është larguar nga shtëpia. Po punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.