Deputeti I Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur jashtë parlamentit për sa i përket çështjes së ish-ministrit së Financave, Arben Ahmetajt.

 

Në fjalën e tij për gazetarët, Gjiknuri tha se qëndrimet e tij i ka bërë publike në komisionin hetimor.

 

Sipas tij, udhëtimet e pretenduara janë zyrtare dhe për këtë gjë tha ai, ekzistojnë dokumenta në Ministri dhe Prokurori.

 

Gjiknuri bën me dije se roli i tij si ministër nuk ka asnjë shkelje dhe udhëtimet nuk i ka bërë për qejf.

 

“Shkurt se e di që keni kuriozitet, qëndrimet e mia i kam bërë publike në komisionin hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re nga ajo kohë përveçse se përdoret emri im për kauza politikë. Ato udhëtime të pretenduara janë zyrtare, ka dokument në ministri, janë në dijeni që dhe prokuroria i zotëron, edhe unë, skam pse nxjerr letra.

 

Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët. S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. U thash për dy udhëtimet. Kam zbatuar ligjin, akuza politike dhe kuazi penale ka vite që ngrihen për mua. Është shumë vapë tani, dhe ju duheni… Po i publikova faturat, çfarë do thuash pastaj? Pse çfarë jam unë të shuaj kuriozitetin tuaj….”