Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas banderolës që u shpalos sot në Kuvend gjatë seancës plenare, ku shkruhej “dua të votoj në 2025”, nga përfaqësuesit e Diasporës.

Basha shprehet se PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Ai thekon se ata janë të vendosur për të mundësuar të drejtën e votës së diasporës, pavarësisht se ‘politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë’.

Reagimi:

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Bashkatdhetarët tanë duhet të votojnë si një e drejtë kushtetuese, por politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë, sepse ata janë arsyeja kryesore që shqiptarët janë larguar.

 

Të vendosur për t’i mundësuar diasporës të drejtën e votës!/GazetaShqiptare