Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dhunën e ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të opozitës janë përleshur fizikisht me ata të pozitës.

 

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se dhuna nuk është mjeti i duhur për të shprehur kundërshtinë, ndërsa thekson se parlamenti është vendi ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta.

 

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”- thotë Rama.