Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për të vendosur në rend dite kërkesën e SPAK për të autorizuar arrestimin e Arben Ahmetajt.

 

Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedure.

 

Ata kërkojnë që në kuvend të diskutohet në lidhje me mandatin e Arben Ahmetaj.

 

Tensionet në seancë kanë bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të ndërpesë seancën duke kërkuar sërish 5 minuta pushim.

 

Opozita që në nisje të seancës parlamentare të ditës së sotme lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka kërkuar praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari ndaj deputetëve dhe opinionit publik.