Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Analipsit, në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar të paktën dy herë mbi një 50-vjeçar me origjinë shqiptare.
Në momentin kur është qëlluar, 50-vjeçari ndodhej në makinën e tij, të ndaluar në një karburant.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 1 të pasdites, në rrugën Solonos 51, ndërsa viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Sipas informacioneve, ngjarja ka nisur si pasojë e një konflikti mes autorit dhe viktimës.
Në vendngjarje ndodhen forca të Policisë greke të cilat kanë rrethuar zonën ndërsa po kryejnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.