Për të shmangur ngjarje si ajo e Potamit një vit më parë ku humbi jetën një 7 vjeçare, policia po kryen shpesh patrullime në gjithë bregdetin por edhe në liqenin e Komanit për të bllokuar mjetet lundruese që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm, nuk plotësojnë kushtet e sigurisë apo lundrojnë përtej korridoreve të paracaktuar.

 

 

Vetëm gjatë 2 muajve policia ka sekuestruar 191 mjete lundruese.

 

Kontrolle po kryen jo vetëm për mjetet argëtuese por edhe të tjera të cilat duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm, për mungesën e të cilit janë ndëshkuar me gjoba nga 1 deri në 200 mijë lekë të rinj.

 

 

Por duket se efektet e kontrolleve të policisë janë vetëm disaorëshe. Këto pamje janë xhiruar gjatë kësaj të enjte në Sarandë ku policia patrulloi në zonë me mjetet e saj. Por sapo mjeti i policisë largohet jet skit dhe skafet që në momentin kur policia ishte në det qëndruan të fshehura. nisin lundrimin sikur ligji dhe kufizimet të mos ekzistonin.

 

Faktor për rritjen e sigurisë në plazhe mund të bëhen edhe vetë qytetarët të cilët nëse konstatojnë një mjet lundrues që cenon sigurinë e tyre të njoftojnë Policinë e Shtetit.