Janë arrestuar 3 vajza dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi ushtronin prostitucion në një qendër masazhesh.

 

Policia bën me dijë se shtetaset me iniciale R.L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë ishin të punësuara në një qendër masazhesh dhe ishin të kamufluara si masazhatore por në të vërtete ushtronin aktivitetin e prostituconit.

 

Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. V., 36 vjeçe dhe është shpallur në kërkim shtetasja me iniciale A. L., 23 vjeçe

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

 

Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit