Akropoli do të qëndrojë i mbyllur nga ora 12:00 deri në orën 17:00 të ditës së sotme, për shkak të vapës.
Një turist në Greqi është marrë me barelë nga policia, pasi nuk ishte ndjerë mirë për shkak të temperaturave të larta.
Mediat greke shkruajnë se turisti është rrëzuar nga vapa në Akropol. Punonjës policie të ekipit të DI.AS dhe ekipet e shpëtimit të EKAV-it i dhanë ndihmë një turisti, i cili nuk u ndje mirë për shkak të vapës.
Akropoli do të qëndrojë i mbyllur nga ora 12:00 deri në orën 17:00 të ditës së sotme, për shkak të vapës.
“Eforata e Antikiteteve të Qytetit të Athinës ju njofton se sot, e premte 14 korrik 2023, Zona Arkeologjike e Akropolit do të pezullojë funksionimin gjatë orëve të mesditës me hyrjen e fundit në orën 12.00 dhe rifillimi i funksionimit në orën 17:00”. Zonat e Agora Antike dhe Kerameikos do të mbeten në funksion, ku mund të vizitoni Muzetë Arkeologjikë atje. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”.