Autoritet britanike njoftojnë se kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare nën akuzën për plagosje, ndërsa kanë nisur edhe procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Ledio Hysa, ndërsa urdhërarresti është lëshuar në vitin 2018. I riu akuzohet se më 9 qershor 2018 qëlloi me armë, nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.

 

Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet më 9 gusht 2023.