Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, njoftoi se Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, kryeministri dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kryesoi dje mbledhjen e kabinetit në kryeqytetin Riad.
Ai në fillim të mbledhjes tha se Mbreti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Oborri Mbretëror i Arabisë Saudite, më 6 tetor pati njoftuar se Mbreti Salman i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Në maj, gjithashtu u njoftua se Mbreti Salman po merrte trajtim antibiotik për shkak të një infeksioni në mushkëri./aa