Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri u la në arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit Antikorrupsion në Tiranë.

 

 

Pavarësisht se kërkoi përmes avokatëve zbutjen e  masës me një nga pretendimet se duhet të ishte pranë qytetarëve që e kanë votuar, ky arsyetim nuk u pranua nga gjyqtari, veprimet e të cilit u monitoruan edhe nga ambasada greke në kryeqytet.

 

Beleri u arrestua para zgjedhjeve të 14 majit , për shkak se nga një hetim i SPAK së bashku me Pandeli Kokaveshin, mbasi dyshohen se paguan para për blerjen e votave. Ky veprim vërtetohet së pari sipas prokurorisë së Vlorës që e solli çështjen pranë SPAK  jo vetëm nga veprimet me metodat special, por gjithashtu edhe nga marrëveshja me një qytetar i cili tregoi se si ju afruan paratë për tetë vota.

 

 

Kryebashkiaku Beleri e kundërshton nga paraburgimi këtë version, madje kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Himarë. Por edhe kjo kërkesë e tij nuk u pranua nga gjykata