Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në prezantimin e projektit të i ri për Thethin, një program i ri për mbështetjen e zhvillimit të pronave në zemër të alpeve.
Në fjalën e saj, Kumbaro tha se zonat e mbrojtura në veri të vendit, që nga Shkodra, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe deri në Tropojë, nuk duhet të shihen si pengesë, por potencial dhe mundësi zhvillimi i qëndrueshëm.
Sipas saj, qeveria rishikoi zonat e mbrojtura pas kërkesës së Kryebashkiakëve për të shikuar mundësitë e zhvillimit në këto zona.
“Zonat e mbrojtura të cilat patjetër duhet t’i mbrojmë dhe jo të ndërtojmë pa leje, por në komunikim të përbashkët të bëjmë më të mirë që shtëpia, turizmi të përputhen dhe të respektojnë malet, natyrën, lumin. Vetëm kështu ne mund të krijojmë një atraksion turistik siç ka filluar tashmë dhe shumë shpejt do rishikojmë bashkë me studimin që do bëjë bashkia të gjithë zonën e mbrojtur ku mund të bëhet çfarë”, theksoi Kumbaro.
Ministrja iu tha banorëve se çdo përpjekje dhe ëndërr e juaj për ta kthyer shtëpinë në një pikë turistikë do të kthehet në një projekt real.
“Duke marrë certifikatat e pronësitë do merrni edhe kategorizimin për bujtinat dhe TVSH që është 20%, ju shkon në 6%. Duke marrë certifikatën për agroturizmin, taksat shkojnë në 5% dhe 0 %. Gjithë kjo do të bëjë që Thethi të bëhet për shumë pak vite një pol fantastik si shumë pole të tjera”, u shpreh Kumbaro./ata