Miliarderi dhe manjati kinez Jack Ma është parë këtë paradite në Tiranë.

 

Themeluesi i Alibaba Group dhe një sërë biznesesh të tjera është parë në kryeqytet i shoqëruar nga bodyguardët dhe stafi kinez, ndërsa lëviznin në këmbë këtë mëngjes të qetë të shtune.

 

Kujtojmë se një ditë më parë ai ka qenë në Beograd, ndërsa sot është shfaqur në Tiranë.

 

Është e paqartë se si ka kaluar kaq në heshtje vizita e një emri të njohur të biznesit në botë dhe fakti që ai ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë.

 

Sipas Bloomberg, miliarderi dhe filantropi Jack Ma Yun llogarit një pasuri rreth 34.5 miliardë dollarë.