Autoritetet në Kili kanë njoftuar se është rritur në 131 numri i personave që kanë humbur jetën në zjarret pyjore të cilat kanë qenë efektive në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Në një deklaratë nga Shërbimi Shëndetësor Ligjor i Kilit (SML) thuhet se është rritur numri i të vdekurve në zjarret që vazhdojnë në qytetet Valparaiso dhe Vina del Mar.

Ndërsa është rritur në 131 numri i atyre që kanë humbur jetën nga zjarret, bëhet e ditur se punimet për shuarjen e zjarreve vazhdojnë pa ndërprerë nga ajri dhe toka.

Kryetarja e Bashkisë së qytetit Vina del Mar, Macarena Ripamonti në një deklaratë për media tha se po përballen me një katastrofë të pashembullt dhe se parashikojnë se janë të zhdukur 300 persona.

Në deklaratën nga Qendra e Mjekësisë Ligjore thuhet se ka përfunduar identifikimi i 35 personave dhe se është kryer autopsia tek 82 persona.

Teksa vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave në zonat e djegura nga zjarri thuhet se mijëra persona të mbledhur në kryeqytetin Santiago i janë bashkuar fushatës së ndihmës.

Falënderim SHBA-së dhe OKB-së

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric u takua me zyrtarët lokalë për të ndjekur në vend punimet për shuarjen e zjarreve.

Duke transmetuar se u janë fshirë borxhet e faturave plotësisht për 9.200 shtëpi të prekura nga zjarret, Boric falënderoi OKB-në dhe presidentin e SHBA-së, Joe Biden për mbështetjen e ofruar.

Në një deklaratë nga Shërbimi Kombëtar i Parandalimit dhe Ndërhyrjes ndaj Fatkeqësive (Senapred) thuhet se vetëm në 3 ditët e fundit është djegur një sipërfaqe prej 20 mijë hektarësh./aa