Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia,të cilat do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.

 

Ndonëse njoftoi blerjen e dronëve ai nuk ka treguar për numrin e tyre, ndwrsa ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

 

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.