SPAK ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj, i cili është njëkohësisht  i cilësuar si ushtar i Nuredin Dumanit.

 

Sikurse bëhet me dije nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanËeb, ky vendim ka ardhur pasi dëshmitë e tij për disa ngjarje nuk janë përputhur totalisht me ato të Nuredin Dumanit duke krijuar kontradikta.

 

Henrik Hoxhaj, i cili ka marrë rolin e të penduarit të drejtësisë, akuzohet për një seri krimesh, mes të cilave edhe tentativa për krijimin e kushteve për vrasjen e Endrit Dokles, apo dhe eksplozivin në banesën e Talo Çelës.

 

Hoxha u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në prill të vitit të kaluar teksa variantet që ka treguar për disa atentate të kryera në bashkëpunim me Dumanin nuk korrespondojnë me ato që ka deklaruar. Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani zbardhën 18 ngjarje të rënda kriminale që çoi në realizimin e operacionit “Plumbi i Artë”.