VLORË- Banoret e fshatit Nartë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotshëm përpara bashkisë së Vlorës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

 

Sipas tyre çdo vit në sezonin turistik vuajnë këtë problem dhe prej më shumë se 10 ditësh banoret nuk kanë ujë.

 

 

 

Ata kanë deklaruar se janë ankuar për këtë problem por asnjë zgjedhje nuk iu është dhënë deri më tani nga autoritetet dhe nga bashkia.

 

Ndërkohë qe ne orën 8 me bidona ne duar lanë protestuar para bashkisë

 

Në fshatin Nartë numërohen rreth 800 banesa, por emigracioni ka rudhur popullatën teksa banorë sot janë vetëm 400.