Një 56-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi i ka marrë 50 mijë lekë të rinj një shtetasi duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. D. banues në Bulqizë.
“Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht”- tha ai.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.