Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se vendi i saj ka njoftuar zyrtarisht Turqinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara se vendi i saj nuk do të zgjasë marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi .

 

Pas raportit të RIA, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se marrëveshja e grurit në Ukrainë kishte “përfunduar de fakto” disa orë përpara se të skadonte.

 

“Marrëveshja e grurit ka pushuar. Sapo të plotësohen kushtet, pala ruse do t’i kthehet menjëherë marrëveshjes së grurit,” shtoi ai.

 

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia korrikun e kaluar do të përfundonte sot , disa orë pas sulmit në urën e Kerçit.

 

Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan Putin zhvilloi një bisedë elefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ku u shpreh optimist për perspektivat e rinovimit të marrëveshjes së grurit, duke vënë në dukje se “Putini dhe ain kishin të njëjtin mendim për këtë çështje”.