Prej ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazheve për përdorim të lirë për të gjithë ata që duan të shkojnë pa paguar privatin për vendin ku duan të ulen.  Aksioni po vijon në vijën bregdetare në Vlorë, në plazhe tepër të frekuentuara për pushuesit.

 

Policia Vlorë ka vijuar kontrollet në gjithë vijën bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të shfrytëzimit dhe zënies së hapësirave publike në plazh.

 

 

Në kuadër të operacionit "Plazhi i Lire", Policia Bashkiake Himare ne bashkëpunim me Policinë Himarë, kanë vijuar spastrimin plazheve nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje.

 

Mase administrative për të gjithë si dhe referuar materialet ne prokurori për te gjitha subjektet qe kishin zënë hapësirën publike.