Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike pas mbledhjes u shpreh se PD do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahemtajt dhe hetimet e SPAK. Bardhi tha se kanw kwrkuar  interpelancë me kryeministrin Edi Rama të enjten e 20 korrikut për të sqaruar aferën e inceneratorëve. Kërkesa e grupit të PD i është dorëzuar kryetares së Kuvendit.

 

‘Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës. Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme.

 

Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për moçon me debat. Gjej ratsitn të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve. Të enjten në votim një ligj siç është legalizimi  kanabisit. Diskutimi mbi ligjin e kanabisit është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit.’- tha Bardhi.