Gjendja e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në provincat e goditura nga tërmetet në Türkiye hyri në fuqi sot pasi u miratua nga deputetët.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

 

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme tremujore për të përshpejtuar përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës në provincat e goditura nga tërmeti.

 

Të paktën 16.170 njerëz kanë humbur jetën dhe 64.194 të tjerë janë lënduar nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiye-n jugore në fillim të kësaj jave./AA