Ekipi Kombëtar Mjekësor i Shpëtimit (UMKE) i qytetit Çorum të Türkiye-s që vazhdon punimet në zonën Kırıkhan në qytetin Hatay ka nxjerrë nga rrënojat 6 persona, përfshirë 3 fëmijë, 68 orë pas tërmetit.

 

UMKE i cili vazhdon punimet e kërkim-shpëtimit në Kırıkhan, filloi punimet brenda ditës pas tingujve (zërave) që mori nga rrënojat e një ndërtese.

 

Pas përpjekjeve të gjata, 68 orë pas tërmetit u shpëtuan të gjallë 6 persona 3 prej të cilëve fëmijë.

 

Të shpëtuarit pas ndërhyrjes së parë u dërguan në spital nga ekipet shëndetësore./AA