Një foshnjë një vjeçe e gjysmë dhe anëtarët e familjes së saj u nxorën të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, katër ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore.

 

Sela Elbarazi, nëna, babai, vëllai dhe xhaxhai i saj u shpëtuan në rrethin Antakya të provincës Hatay, pasi ishin të bllokuar për 96 orë.

 

Pas operacionit të shpëtimit, atyre u është dhënë ndihma mjekësore.

 

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën KahramanmaraÅŸ, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin./AA