875 bimë narkotike cannabis sativa janë asgjësuar nëpërmjet djegies në fshatin Cudhi Kamp të Krujës.

 

Bimët narkotike u asgjësuan në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”, i cili është në fazën e tij të 28-të.

 

Pavarësisht se gjetën bimët narkotike, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët që i kishin mbjellë.

 

Aktualisht, strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.