Studentët e Mjekësisë ishin sot të pranishëm në Komisionin e Shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me vendimin e qeverisë për të kushtëzuar diplomimin e tyre me 5 vite punë në Shqipëri.

Njëri prej tyre renditi disa nga vështirësitë me të cilat do të përballen bluzat e bardha, veçanërisht ato në rrethe ku mungon infrastruktura e duhur për mjekimin dhe diagnostifikimin e pacientëve. Ai shtoi se kjo i privon mjekët edhe nga dy punësimi në spitale private apo firma farmaceutike.

 

“Duke i detyruar mjekët e sapo diplomuar të punojnë në zona të Shqipërisë mund të ndikojnë në formimin e tyre të mëtejshëm. Ka mungesë të theksuar të mediakmente dhe metodave të diagnostifikimit në rrethe të ndryshme në Shqipëri.

 

Duke mos pasur kushtet e duhura për të zhvilluar diagnostifikimin ashtu si duhet edhe zhvillimi profesional i mjekëve do të jetë i cenuar. Mjekët që do të punojnë në këtë spitale nuk do të kenë mundësinë e dy punësimit. Duke i çuar në qytete të largëta ata privohen nga mundësia të punojnë paralelisht edhe në një spital privat dhe në një firmë farmaceutike”, tha studenti.