Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk dihen rrethanat.
Pronari i dy mjeteve, Nerizan Hoxhaj, thotë se nuk ka konflikt me njeri, teksa i bën thirrje policisë te zbardhë ngjarjen.
“Nuk kam pasur konflikt me asnjë njeri. Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, shprehet ai.