Të tjera detaje janë zbuluar nga hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Sot autoritetet ushtruan kontroll në banesën e babait të ish-gruas së Arben Ahmetaj dhe banesës ku ai kishte jetuar parë liqenit artificial në Tiranë.

 

Mësohet se GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestrove preventive për katër apartamente të cilat më herët kanë qenë në pronësi të Ahmetaj, por që dyshohet se janë shitur në mënyrë fiktive te persona të tjerë.

 

Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën që SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për at arrestuar për aferën e inceneratorëve.