Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin me eksplozive ndaj kryetarit të PD të Vaut të Dejës Bernard Ndreca, nga i cili pati vetëm dëme materiale të makinës.

 

Pas ekspertimit të mjetit, forcat xhenio kanë arritur në konkluzionin se autorët kanë vendosur në mjetin automjetin e Ndrecës 50 gr eksploziv.

 

Ne lidhje me ngjarjen të një dite më parë në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.

 

Grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të zbuluar gjurmë të autorëve në mjet, gjate momentit të vendosjes së lëndës eksplozive edhe pse ka pak shanse që ajo të ndodhë për shkak të shpethimit.

 

Grupi hetimore ka sekuestruar edhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autoreve, pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës.