Me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Median dhe Edukimin ka miratuar projekt/ligjin për Studentët e Mjekësisë, që i detyron këta të fundit të punojnë me detyrim për 5 vite në vendin e tyre.

Studentët e mjekësisë e kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë për kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomës. 

“Mbledhje që janë bërë me studentët nuk kanë qenë konsultative, duam t’ju sqarojmë se studentët kanë pasur kundërshti për këtë projektligj. Ne kundërshtojmë të gjithë ligjin në thelb, ju as për të llogarit tarifën nuk keni pasur kohë, pasi e keni marrë me nxitim. Njëherë na thoni do e përcaktoni me VKM dhe më akoma nuk dimë tarifën”, tha një përfaqësues nga studentët.

 

“Ne jemi një grup studentësh dhe kemi qëllim të përbashkët, se kuptoj se çfarë kuptim ka që të mbash peng diplomës. Si mund të punoj unë 3 vite pa diplomë, keni pyetur pse largohen mjekët. Është ngritur një akuza rreth nesh që ne largohemi direkt, por sipas statistikave mosha moshatare është 33 deri në 36 vjeç, pasi kanë dhënë vite kontribut”, tha një tjetër.