Ministri i Brendshëm Taulant Balla, vlerëson punën e Policisë Rrugore, që vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në çdo aksin rrugor në vend, pavarësisht temperaturave të larta.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla falenderon efektivët e policisë rrugore, duke u shprehur mirënjohës karshi tyre.

 

“Mirëmëngjesi dhe me falënderimin dhe mirënjohjen ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore që shërben në gjithë territorin e vendit në këto ditë me temperature të larta, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Balla në reagimin e tij.