Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti sot në zyrën e tij Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Gjatë takimit, Dredha e uroi përzemërsisht për detyrën e re dhe i shprehu mbështetjen e tij të plotë në angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Diskutimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Vlorës dhe Preshevës, duke synuar avancimin e interesave të përbashkëta të komunitetit.
“Pata kënaqësinë të pres në zyrën time Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. E urova përzemërsisht për detyrën e saj dhe i shpreha mbështetjen time të plotë në angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes Vlorës dhe Preshevës, për të çuar përpara interesat e përbashkëta të komunitetit tonë.”, shkruan Dredha në rrjetet sociale./ata