Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Elbasan-Cërrik.

 

Sipas uniformave blu, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy shtetas, që ndodhen në spital për ekzaminimet e nevojshme.

 

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.