Tentoi të vidhte para, në zyrën postare të fshatit Gorre, vihet në pranga 32-vjeçari, Spiro (Andrea) Gjini, me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

 

 

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Spiro (Andrea) Gjini, banues në fshatin Gorre, Lushnje. Mësohet se ditën e djeshme, Gjini ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat dhe ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka arritur ta kryejë vjedhjen.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.